Basha: Rama ben gjoja sikur terhiqet nga TEC-i

  • 5 years ago
Lulzim Basha nisi nga Korça turin e takimeve në prag të protestës së 16 Marsit. Përpara banorëve të zonës akuzoi kryeministrin Rama se qëndron ndërtimit të TEC-it që e cilësoi një tjetër aferë korruptive.

?Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet. Nxjerr këto qoftet e qeverisë. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë. Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën. Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit, Sotiraq Filo. Kjo është qeveri kriminale. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi?.

Korçarët i ftoi t?i bashkohen protestës së 16 Marsit, që e cilësoi jo betejë për pushtet, por për ndryshim.

?Ju jap fjalën se kjo betejë nuk do të mbarojë vetëm me largimin e Ramës. Por me shembjen e kësaj qeverie që bën pakt me krimin dhe oligarkinë dhe pastaj i hip mbi shpinë qytetarëve. Unë ju ftoj që të bëheni pjesë e një konsultimi për një pakt kombëtar, në të cilin Shqipëria të ketë një qeveri që ka frikë qytetarët dhe jo qytetarë që kanë frikë qeverinë.?

Me biznesin e vogël ndau programin ekonomik të Partisë Demokratike, që sipas tij, synon uljen e taksave dhe mirëqenie për shqiptarët.

?Do të heqim ?Taksën Rama? mbi naftën me 300 lekë. Ulja e çmimit të energjisë për biznesin e vogël do të jetë 20%. Do të përjashtohet nga TVSH dhe do të paguajë vetëm një taksë lokale dhe qendrore bashkë. 0.5% të xhiros vjetore?.

Në një tjetër takim me studentët të Universitetit të Korçës, Basha premtoi anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe stazhe për studentët sipas modelit gjerman.

Tv Klan

Recommended