Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6 years ago
Kryeministri Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski mendojnë ndryshe nga njëri - tjetri për ndjekjen e kandidatit për president të shumicës nga shërbime të afërta të opozitës. Kryeministri Zaev thotë se Pendarovski është fotografuar për tu parë se çfarë automjeti vozit. Megjithatë, kandidati për president, Stevo Pendarovski, deklaroi se dje pas dite e ka paraqitur rastin në polici, me qëllim që të zbardhet arsyeja e ndjekjes dhe fotografimit të tij. Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski, deklaroi se e ka pranuar paraqitjen e Stevo Pendarovski dhe po punohet në zbardhjen e rastit.

Category

📺
TV

Recommended