Stop - Me nanizem e pa gjunje, Stop zgjidh kempin per Naime Kocin ! (08 mars 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-135-sezoni-4/

Naime Koçi nga Burreli dhe e martuar në Tiranë në vitin 2016, tregon në ?Stop? se është trajtuar me kemp prej 43 vjetësh. Pasi u zhvendos në Tiranë, Naimja aplikoi edhe këtu për kemp, por nuk ia njohën të drejtën.

Veç nanizmit, Naimja ka edhe një problem tjetër, që e bën të paaftë për punë. Ajo nuk ka gjunjë.

Mjeku specialist i Shërbimit Social Shtetëror, Edmond Kallembi, thotë se fillimisht Naimes iu dha kempi pasi ishte shtatzënë dhe diagnostikimet e thella mund të dëmtonin fëmijën.

Pas lindjes, Naimja përsëriti kontrollet dhe mjeku ortoped e pa të përshtatshme për kemp, për shkak të mungesës së kockave. Gazetarja e ?Stop? iu drejtua Kempit Epror dhe pas shumë burokracive, Naime Koci mundi të sigurojë kempin.

?Jam një qytetare nga Burreli, jam trajtuar me kemp për 43 vjet. Në 2016-n nga Burreli zhvendosem dhe vij në Tiranë, martohem në Tiranë. Vij tek Kempi Epror dhe më thonë që kempi nuk të takon, sepse je një njeri normal. Nga brezi e lart me më parë njeri normal i dukem, por me më parë nga mesi e poshtë, unë nuk mund të eci. Unë eci 10 metra dhe ulem. Këto (këmbët) janë thjeshtë dy shkopa pa gjunjë fare?.

Ajo shpreh habi sesi është e mundur që nuk përfiton kemp, në një kohë që nuk ka këmbë, nuk ka gjunjë.

?Nuk bëhet fjalë që jam e shkurtër, por unë kam këmbët me probleme që nuk mund të eci. Nuk më mbajnë trupin. Unë bëj dy hapa dhe ulem sepse nuk mund të eci. Si ma heqin pensionin? asnjë punë nuk mund të bëj, çfarë punë mund të bëj unë. Pa shkollë, gjë jo, si mund të punoj unë?...

Recommended