Familjarët e pacientit dhunojnë rëndë mjekun në Lezhë, sulmohet edhe specializantja në Tiranë

  • 5 years ago
Dy mjekë u dhunuan ditën e sotme ndërsa ndodheshin në detyrë. Zef Doda, u sulmua në ambientet e Spitalit të Lezhës, ku u qëllua me sende të dforta nga familjarët e një pacienti. Mjeku ka marrë dëmtime serioze, dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia thotë se identifikoi autorin, një 24-vjeçar me inicialet E.Ll, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë në Tiranë, mesditën e sotme në Tiranë, u dhunua mjekja specializante me inicialet V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT

Ministria e Shëndetësisë reagoi duke dënuar dhunën ndaj mjekëve dhe duke i kërkuar autoriteteve të drejtësisë të japim dënim maksimal ndaj agresorëve. Ministria thotë se ka propozuar ndryshime në Kodin Penal që goditja ndaj bluzave të bardha të konsiderohet vepër penale.

Nuk është hera e parë që pacientë, apo familjarë të tyre ngrënë dorën ndaj bluzave të bardha. Së fundi, në Durrës, një mjek u dhunua nga një pacient i dehur, ku u qëllua me tullë në fytyrë duke pësuar dëmtime serioze. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu ka nxjerrë një udhëzim preçiz të ndalimit të familjarëve në Urgjencë ndërsa është caktuar një orar fiks për vizitat tek të sëmurët. Ligji ka qenë edhe më herët, pasi nuk lejoheshin vizitat në çdo orar, por përkundër ryshfetit ndaj rojeve të sigurisë, familjarët e pacientëve nuk njihnin orar!

Recommended