Report TV - Rinas/ Autoveturat përplasen 'kokë më kokë', tre të plagosur

  • 5 years ago
Një aksident ka ndodhur në zonën e Rinasit ku dy autovetura njëra tip fiat dhe tjetra tip Audi u përplasën kokë më kokë me njëra-tjetrën. Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur tre persona. Ata janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.

Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.

Ky aks rrugor konsiderohet mjaft problematik për shkak se rruga është tepër e ngushtë dhe qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një korsi.

Recommended