Pendarovski kandidat per president në Maqedoninë e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partitë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut kanë zgjedhur Stevo Pendarovskin si kandidatin e tyre të përbashkët presidencial. Kryeministri Zoran Zaev pas takimi u shpreh se ky është një vendim i një shoqërie të bashkuar. ?Të nderuar qytetarë u bashkuam sërish të gjithë, maqedonas, shqiptarë, serbë, turq, vllahë, romë, boshnjakë dhe të gjithë të tjerët. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, dallimet qëndrojnë pas një kandidati. Të gjithë qëndrojmë pas, Stevo Pendarovskit, kandidat mbipartiak, evropian, i qytetarëve, mik i të gjithëve, dhe president i të gjithëve. Le të rrojë shoqëria jonë e bashkuar, le të rrojë Maqedonia e Veriut me presidentin tonë të ardhshëm Stevo Pendarovski?. Ndërsa kreu i Bashkimit Demokratik per Integrim Ali Ahmeti tha se sipas sondazheve Pendarovski është kandidati që gëzon mbështetjen e elektoratit shqiptar. I pyetur se përse nuk e kishin mbështetur edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014-te, Ahmeti tha se atëherë nuk kishin mundësinë për të gjetur një gjuhë të përbashkët me LSDM-në. VMRO-DPMNE do të shkoje ne zgjedhje me kandidaten Gordana Siljanovska - Davkova, ndërsa Aleanca për shqiptarët dhe Besa me Profesor Blerim Reka.Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për në 21 prill dhe i dyti do të mbahet më 5 maj.

Recommended