Ora News – Qeveria dhe pushteti lokal në Lezhë përplasen për “Skënderbeun”

  • 5 years ago
#oranews #qeveria #bustiiskenderbeut #lezhe
Konflikti politik mes bashkisë së Lezhës dhe qeverisë së majtë pamundësoi vendosjen e shtatores së Skënderbeut pranë Memorialit të Besëlidhjes ku nesër do të kremtohet 575 vjetori. IKMT shembi bazamentin pasi Bashkia nuk kishte leje.

Shtatorja e Skënderbeut do të mungojë në Lezhë edhe në 575 vjetorin e Besëlidhjes së Princave shqiptarë që përkujtohet më 2 mars.

Një ditë para vendosjes së objektit, me nismë të bashkisë së Lezhës, IKMT ndërhyri duke shembur bazamentin.

Argument dhanë mungesën e lejes përkatesë nga Insituti i Monumenteve të Kulturës.

Por duke e cilësuar një veprim antikombëtar, Kryebashkiaku i Lezhës, theksoi se gabimi ishte i gabuar dhe i nxitur politikisht.

Fran Frrokaj: Jam korrekt me administrimin e dokumentacionit, nuk e di pse ndërhynë në këtë farë mënyrë por gjithësesi është tejet e kritikueshme. Unë nuk do ta prek, të vinë dhe ta pastrojnë vetë lajthitjen e tyre.

Drejtori i Trashëgimisë në bashkinë e Lezhës pranoi një vonesë me procedurat, por theksoi se inaugurimi i shtatores ishte përfshirë edhe në axhendën e aktiviteteve në ditën e dytë të Samitit të Diasporës.

Paulin Zefi: Kishim programuar bashkë me qeverinë, nga Tirana do të vinin 800 veta ku do të inagurohej shtatorja fillimisht dhe aktiviteti do të vazhdonte brenda përmendores së vendvarrimit të Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. Unë nuk arrij të kuptoj se çfarë do të bëjnë nesër këta përderisa vetë axhenda e Ministrisë së Diasporës ka qenë kjo.

Bashkia e Lezhës thotë se nuk do të ndalojë së kërkuari vendosjen e shtatores së Heroit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër ka paralajmëruar bojkotimin e ceremonisë shtetërore.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/qeveria-dhe-pushteti-lokal-ne-lezhe-perplasen-skenderbeun
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz