Report TV - Gripi, humb jetën lehona dhe njëra foshnje e saj në Tiranë, shpëton binjaku tjetër

  • 5 years ago
Ka ndërruar jetë në spitalin e Sanatoriumit, gruaja 36-vjeçare e prekur nga virusi AH1N1, si dhe foshnja e saj disaditëshe.

Gruaja, e cila i përkiste komunitetit rom dhe egjyptian, mbahej e shtruar prej pak ditësh në spital, për shkak të komplikacioneve që kishte pasur pas një lindje të vështirë. Gruaja bëri lindje të parakohshme, duke sjellë në jetë binjakë.

Por njëri nga fëmijët ndërroi jetë bashkë me nënën. Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë.

Ekspertiza pritet të përcaktojë nëse ndarja nga jeta e gruas erdhi si pasojë e virusit AH1N1, apo e komplikacioneve të tjerë që mund të kenë ardhur si pasojë e lindjes së vështirë që ajo pati.

Mjekja e spitalit "Shfqet Ndroqi", Alma Cani deklaroi se rasti ishte problematik për shkak se gratë shtatzëna janë akoma më të ndjeshme ndaj virozave dhe duhet të tregohen të kujesshme në shmangien e tyre.

"Rastet që kanë ndërruar jetë tek ne kanë qenë ato raste me probleme shëndetësore, ndërsa raste të tjera nuk kemi patur. Gratë shtatzënë janë të predispozuara ndaj efekteve të AH1N1, sepse janë më të ndjeshme", u shpreh Cani.

Recommended