Zedhenesi i CDU-CSU: Opozita te braktise rrugën e nisur
  • 5 years ago
Të gabuar e konsideron djegien e mandateve të deputetëve të opozitës zëdhënësi i grupit parlamentar gjerman CDU/CSU. Florian Hahn, përfaqësues i kristiandemokratëve të kancelares Merkel në Bundestag në një interviste për DW kërkon nga opozita të braktisë rrugën e nisur.

?Nuk kam asgjë kundër protestave. Por kam pasur këshillën që të mos bojkotohet Parlamenti dhe mundësisht të braktiset kjo rrugë e nisur, në mënyrë që sërish të krijohet një bashkëpunim normal me njëri-tjetrin, ose edhe kundër njëri-tjetrit, por në kuadër të parlamentit, ashtu siç e parasheh demokracia.?

Ligjvënësi gjerman e konsideron të vështirë, situatën e krijuar. Deputetëve opozitarë që ndodhen në listat e pritjes u bën thirrje të plotësojnë vendet bosh, pasi sipas tij për mandatin e tyre nuk vendos partia. Ndërsa zgjedhjet e reja nuk i sheh si zgjidhje.

?Ky ishte një gabim i rëndë dhe në fakt nuk është partia ajo që vendos për mandatin. T?a zëmë se do të kishim një parti tjetër në pushtet. Çfarë do të mësonte partia opozitare nga kjo? Do të mësonte se duke bojkotuar sistemin dhe duke dorëzuar mandatet sërish mund të imponoheshin zgjedhje të reja. Këtu shtrohet pyetja se ku dëshiron të shkojë Shqipëria. Dëshiron të jetë një vend i qëndrueshëm demokratik, dëshiron të bëhet pjesë e BE-së??

Situatën e krijuar, Florian Hahn e sheh si një hap prapa të Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa vlerëson si një lëvizje tepër pozitive procesin e Vetingut.

Tv Klan
Recommended