Ora News - Vlorë, digjen 5 makina në një garazh, dy janë të drejtorit të Shërbimeve në bashki

  • 5 years ago
#oranews
5 makina u shkrumbuan në qytetin e Vlorës në një ngjarje që dyshohet e qëllimshme. Objektiv ishin makinat e një zyrtari të bashkisë së Vlorës nën hetim për koncesionin e parkimeve në qytetin bregdetar.

Pesë makina u dogjën të parkuara para një kompleksi pallatesh në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas policisë ngjarja, ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.

Blutë thonë se objektiv ka qene mjeti i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës, Gent Sherifi.

Në vendngjarje u gjetën dy bidonë 5 litërsh me benzinë, me të cilët dyshohet se u spërkatën automjetet para se tu vihej flaka.

Pranë mjetit të zyrtarit të bashkisë ishte e parkuar makina e bashkëshortes dhe tre personave të tjerë, të cilat u shkrumbuan plotësisht.

Policia mori në pyetje zyrtarin e bashkisë për konflikte të mundshme për shkak të detyrës apo çështjeve të tjera.

Gentjan Sherifaj i cili është në hetim nga prokuroria e Vlorës për koncensionin e parkimeve, një çështje e rikthyer këto ditë sërish në qendër të vemendjes.

Ai është hetuar bashkë me ish-kryetarin e bashkisë Shpëtim Gjika dhe 6 zyrtarë të tjerë.

Në funksion të hetimit janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa punohet për identifikimin e autorëve.

Ky ishte rasti i dytë i djegies masive të makinave në Vlorë.

Në fund të janarit, tre mjete u dogjën po në zonën e ujit të ftohtë në një ngjarje të ngjashme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-digjen-5-makina-ne-nje-garazh-ne-zonen-e-ujit-te-ftohte

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz