Ora News - Korçë, ministrja Balluku lejon TEC-et me gaz

  • 5 years ago
#oranews
Në një kohë kur ka bllokuar të gjitha punimet për ndërtimin e HEC-eve që prodhojnë energji të pastër, Ministrja për Infrastrukutrën dhe Energjinë, Belinda Balluku po lejon pa asnjë shqetësim ndërtimin e një Termocentrali me gaz, shumë afër zonave të banuara në Korçë!

Projekti i cilësuar ?përbindësh ekologjik? nga banorët dhe ambienatlistët po ecën përpara me bekimin në heshtje të Ministres, ndërsa përfaqësues të opozitës ngrejnë hije dyshimi për afera korruptive.

"Një përbindesh ekologjik, i cili do të shkatërrojë mjedisin, bujqësinë dhe turizmin dhe nuk do të ofrojë asnjë garanci për jetën e banorëve"

Si gjithmonë ?djalli fshihet në detaje?, ndaj edhe përfaqësuesit opozitës theksojnë të dhënat teknike të TEC-it si alarm për atë që e cilësojnë projekt për të shpopulluar Korçën.

"Qeveria përpiqet që ti mbushë mendjen korçarëve me argumentat e ambientit rilindas i vetmi i llojit të vet në planet, që lobon për ndërtimin e një TEC-i, që do të rrisë me 25 herë nivelin e ndotjes"

Duket se në Shqipëri marrin shembuj nga Evropa vetëm për çështje që na interesojnë, por kur në BE stimulohet energjia e pastër, në vendin tonë i hapet rrugë industrisë së ndotjes nga gazi që tashmë i përket së kaluarës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balluku-lejon-tece-t-me-gaz

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended