Vai al lettorePassa al contenuto principale
  • 7 anni fa
Mori nanë, e zeza nanë
m'kanë ra plumat, oj nanë, n' xhamadan

M'kanë ra plumat, oj nanë, n'xhamadan
për këtë jetë, oj nanë, s'më kanë lanë

T'lutëm nanë, bre, më m'tregu
sa do t'majshë, oj nanë, zi për mu

Sa do t'majshë, oj nanë, zi për mu
Sa t'jetë jeta, bir, me jetu

Sa t'jetë jeta, më jetu
del pranvera, qyqja më knue

Del pranvera, qyqja më knue
shkon e zeza nanë më i nimu

I nimon nana n'rrëm t'ni peme
qyqja nana për djalin tem

Qyqja nana për djalë të ri
e le nanën, bir, më dur n'gji

E le nanën me dur në gji
sa t'jetë jeta, bir, më të majtë zi

Categoria

🎵
Musica
Commenti

Consigliato

Lule
7 anni fa