Ora News – "Kanë frikë drejtësinë", Rama: Opozita i ka lënë votuesit vetëm për të djegur vendin

  • 5 years ago
#oranews #edirama #gjirokaster
Me tone të ashpra dhe zë të lartë kryeministri Edi Rama ju drejtua zgjedhësve të partive opozitare se tashmë janë lënë jetim.

Ai tha se PD dhe LSI po kërkojnë ti tërheqin prej hunde për të djegur vendin.

Rama: Sikur e ndollëm që vërtetë ne, në një moment të caktuar, siç erdhi ky sot, do të mbanim të gjithë barrën që i takon të zgjedhurve për të përfaqësuar popullin e tyre. Barrën për të përfaqësuar jo vetëm ju dhe të gjithë ata që na kanë dhënë votën, por dhe ata të tjerët që votën ia dhanë dikujt tjetër dhe sot janë jetimë.Janë jetimë, të tradhtuar, të lënë në rrugë, të tallur dhe mbi të gjitha janë jetimë, të cilët kërkojnë t?i marrin për budallenj, kërkojnë t?i tërheqin prej hunde.Ti tërheqin prej hunde për ku?Për çfarë?Për t?i vënë flakën kujt?Për t?i vënë flakën atyre që janë ndërtuar dhe për të djegur edhe një herë tjetër imazhin e Shqipërisë në sytë e botës.

Arsyeja pse opozita po vepron në këtë mënyrë sipas Kryeministrit është sepse nuk mund të fitojnë dot zgjedhjet dhe se i tremben drejtësisë.

Rama: Ata e dinë shumë mirë që ne nuk kanë asnjë shans që të na mundin dhe e thonë edhe vetë. Janë në panik, sepse e shohin që nuk kanë më asnjë mundësi ta pengojnë drejtësinë. Nuk kanë më asnjë mundësi t?i mbyllin rrugën, siç ia kanë mbyllur për vite e vite të tëra, drejtësisë dhe e dinë të gjithë shqiptarët që drejtësia e re ka disa punë me ta.

Rama tha se lufta kundër kanabisit dhe lojërave të fatit kanë prekur interesat e njerëzve të lidhur me opozitën dhe sot pretendojnë se janë popull.

Rama: Ashtu sikundër edhe lufta më e fundit që kaloi gjysmë në heshtje, mos mendoni se ka prekur pak dhe mos mendoni se ata që janë prekur janë si ju, ata të cilët ishin pas industrisë së lumit të kumarit në gjithë Shqipërinë.Janë të gjitha këto forca të prekura që sot përfaqësohen nga ata që thonë po lëmë mandatet dhe po shkojmë me popullin.Me cilin popull?Kush është populli?Tritani Shehu me Dashon e Lazaratit dhe me 30 veta që kishin dalë tek ura e Viroit, për të dalë fotografi dhe për të treguar që më zunë rrugën mua?

Në fund Rama kërkoi mbështetje për bashkinë e Gjirokastrës për të bërë më shumë punë seç është bërë deri tani.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kane-frike-drejtesine-rama-opozita-i-ka-lene-votuesit-vetem-te-djegur-vendin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended