Ora News - Tensioni politik në Shqipëri, Mogherini: Duhet pjekuri politike

  • 5 years ago
#oranews #tensionpolitik
Nisur nga situata e tensionuar politike në Shqipëri, përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federika Mogherini ka theksuar nevojën për pjekuri politike dhe përgjegjshmëri kombëtare në këtë periudhë kyçe të procesit të integrimit.

Gjatë një takimi me Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Mogherini vlerësoi arritjet e deritanishme në pesë prioritetet e vendosura nga Bashkimi Evropian, sidomos atë në fushën e drejtësisë.

Në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtëm, thuhet se "ministri Cakaj rikonfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me ritmin e reformave në mënyrë që të konsolidohen më tej rezultatet e qëndrueshme në agjendën evropiane që do të mundësojnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE".

Po ashtu, Cakaj ka vlerësuar se vendimi për fillimin e negociatave do të japë një impuls të ri jo vetëm për vendin tonë por do të inkurajojë edhe një dinamikë më pozitive në rajon.

Në përfundim të takimit Ministri Cakaj dhe Përfaqësuesja e Lartë Mogherini u dakordësuan për të intensifikuar ndërveprimin dhe bashkëpunimin gjatë muajve të mbetur në funksion të arritjes së objektivit prioritar të Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tensioni-politik-ne-shqiperi-mogerini-duhet-pjekur-politike-dhe-pergjegjshmeri-kombetare

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended