Prokuroria ka kërkurar burgim të përjetshëm për Fatjon Karmeshtnën i akuzuar si vrasësi i Suela Sulës, me porosi të bashkëshortit të saj Sadedin Sula. Sipas akuzës, 36-vjeçari është personi që ka mbytur me duar nënën e tre femijëve në tualetin e mobilerisë së familjes Sula në Shkodër në Prill të 2016.
Nga analizat e ADN-së u provua se Karmeshtna është autor i ngjarjes së rëndë. Mbetjet e gjetura në thonjtë e viktimës janë krahahuar me ato të 36-vjeçarit dhe përputhen plotësisht. Provë tjetër është dhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet Sadedin Sula dhe Karmeshtna që flasin me njëri-tjetrin. Nga biseda dëgjohet Sadedin Sula që thotë se ka dyshime se e shoqja e tradhëtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t'i merrte gjysmën e mobilerisë.
Fatjon Karmeshtna ka qenë punëtor në mobilerinë familjes Sula dhe sherri i fundit mes dy bashkëshortëve ka qenë pikërisht për të. Suela i ka kërkuar Sadedinit që ta largojë nga puna, por kjo nuk është bërë dhe disa ditë më vonë ajo dyshohet se u mbyt nga 36-vjeçari. Gjashtë muaj parë Sadedin Sula u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa çështja tashmë ndodhet në Apel.
Tv Klan

Category
📺
TV