Ditarët elektronik ose ndryshe të njohur si e-ditarët, këtë vit shkollor aspak nuk kanë funksionuar në shkollat fillore dhe ato të mesme. Sipas sqarimeve të ministrisë së Arsimit, kjo ka ndodhur për shkak të disa çështjeve teknike me sisitemin EMIS që mundëson mbledhjen , përpunimin dhe verifikimin e të dhënave të cilat janë të rëndësishme për procesin arsimor në vend. Mirëpo, mosfunksionimi I e-ditarëve është mirëpritur nga mësimdhënsit të cilët madje kërkojnë që ky projekt të anulohet për shkak se siç thonë ata është humbje kohe dhe punë administrative.