Parandalohet sulmi terrorist ne Maqedonine e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Struktura radikale të ISIS-it kanë planifikuar sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut. Policia gjatë orëve të fundit ka arrestuar rreth 20 persona, nëpër disa qytete kryesisht nga shkupi, të cilët dyshohen si terroristë dhe pjesëtarë te shtetit islamik.Aksioni eshte zhvilluar gjatë mbrëmjes se te premtes në disa qytete, ndërsa janë konfiskuar edhe sasi te konsiderueshme armatimi.Autoritetet e policisë ka bërë me dije se eshte parandaluar një sulm terrorist i grupeve radikale përkrahëse.Nderkohe këto informacione jane shkembyer edhe sherbimet inteligjente partnere.Pas njoftimit te ministrise se brendshme ambasada amerikane në Shkup paralajmëroi qytetarët e vet të cilët qëndrojnë në Maqedonine e veriuttë jenë të vëmendshëm. AMBASADA E SHBA, SHKUPEkziston rrezik i ndonjë sulmi terrorist nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet e tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa shtetasit e SHBA-ve inkurajohen që të mbajnë nivel të lartë të gatishmërisë. ISIS ka për qëllim që t?i sulmojë qytetarët, duke përfshirë edhe qytetarët amerikan që udhëtojnë jashtë shtetit. Terroristët po përdorin gjithnjë e më shumë metoda më pak të sofistikuara. Sipas njoftimit të ambasadës amerikane esktremistet kane si shenjester ?objektivat e mëdha? siç janë qendrat tregtare tregjet dhe aeroportet ku ka grumbullime massive njerezish.

Recommended