Report Tv-Protesta e opozitës, PD: 1000 qytetarë janë nisur nga Gjirokastra
  • 5 years ago
Protestues nga Gjirokastra që do t'i bashkohen tubimit të opozitës janë nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës. Qindra simpatizantë të PD dhe LSI në Qarkun e Gjirokastrës janë nisur drejt kryqytetit me katër autobusë, pesë furgonë ndërkohë që shumë të tjerë, janë organizuar për t'u nisur për në protestë me automjetet e tyre.

Sipas Report Tv, e njëjta situatë është rregjistruar edhe në Tepelenë, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull e Libohovë ku protestuesit e opozitës janë organizuar për të shkuar në kryeqytet. Sipas PD së qarkut Gjirokastër, vetëm nga Gjirokastra, janë nisur rreth 450 persona në drejtim të kryeqytetit, ndërsa në rang qarku, numri total përllogaritet diku tek 1000 persona.
Recommended