Ora News - Rama nesër në Vlorë opozita e akuzon për antimiting

  • 5 years ago
#oranews #edirama #vlore #protesta

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në zyrën e tij në selinë e qeverisë në orën kur do të protestojë por do të marrë pjesë në aktivitetin "Bashkia që duam" në Vlorë në të njëjtën orë kur nis dhe protesta në Tiranë.

Akuzave të opozitës se po bën antimiting Rama iu përgjigj me një postim në twitter duke thënë se takimi në Vlorë nuk është miting, por dialog me qytetarët.

"Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t'i sjellë njerëzit në miting thonë. S'është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s'kemi ku ulim njerëzit"

Nga selia e LSI-së, deputeti Endrit Brahimllari e quajti aktivitetin e kryeministrit në Vlorë si rikthim në vitin 1990 ku synohet përplasja mes shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-neser-ne-vlore-opozita-e-akuzon-antimiting

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended