Ora News - Bujar Nishani reagon për padinë e Christian Panucci-t

  • 5 years ago
#oranews #arena #dritanhila

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka sqaruar përballjen në sallën e gjyqit me trajnerin aktual të kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci. I ftuar në "Arena" në "Ora News", Nishani zbuloi se nuk ka ndikuar aspak në gjykimin dhe pushimin e çështjes, ndërsa shtoi se sjella e Panuccit nuk ka qënë aspak e hijshme ndaj organeve dhe institucioneve të shtetit shqiptar.

"Ka qënë një proces që e kam respektuar maksimalisht. Në mënyrë surprizuese u njoha se ishte depozituar një padi. Gjithsesi kam deklaruar se unë do të respektoj shtetin tim, vendin tim, ligjet e vendit, institucionet e vendit, do të respektoj gjykatën. Kam pajtuar një zyrë avokatie. E kanë ndjekur me shumë kujdes. Është dhënë vendimi. Natyrisht një vendim i cili kishte logjikën juridike dhe logjikën shoqërore. Ajo që më bëri përshtypje në fakt ishte se kishte një vendim të gjykatës për tu paraqitur në sallën e gjyqit, për tu paraqitur në gjykatë. Zotëria në fjalë e refuzoi dhe e injoroi këtë kërkesë dhe këtë vendim të gjykatës. Çka nuk i bën nder atij, pasi është një qytetar i huaj, por ka pranuar për të punuar për institucionet e shtetit shqiptar, duhet të respektoj institucionet e shtetit shqiptar." -komentoi Nishani.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bujar-nishani-reagon-padine-e-christian-panucci-t

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended