Dekani i Filologjikut: Kjo javë e gjitha protestë nga pedagogët - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Asambleja e Pedagogëve në Fakultetin e Histori-Filologjisë vendosi me unanimitet që të protestohet përgjatë gjithë javës në lidhje me problematikën në arsimin e lartë.Vendimin e zbardhi vetë dekani i Fakultetit, Sabri Laçi i cili tha se pas një orë e gjysmë diskutimesh u vendos që edhe në javët e ardhshme të ketë një ditë protestë në ditë deri sa këtij problem t?i jepet zgjidhje.?U diskutua për gati një orë e gjysmë dhe dolën një sërë propozimesh. Asambleja ishte unanime në vendimarrjen e sotme. U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste nga stafi akademik i Historisë dhe Filologjisë dhe në vijimësi  në javët që vinë protesta do të vijojë një ditë në javë sipas një kalendari, javën e parë të hënën, të dytën të martë etj. Qëllimi i kësaj proteste do të jetë ndëgjegjësimi për gjithë problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në Shqipëri.?
Recommended