E motra e kërkon prej vitesh, 'Pa gjurmë' gjen shqiptaren e birësuar në Itali në moshën 7 vjeçare

  • 5 years ago
Historia e dashurisë që lindi mes një sarandioti që për arsye familjare nuk mundëm t?ia përmendnim emrin dhe vajzës nga i njëjti qytet Sovjetës erdhi në emisionin pa gjurmë në kërkim të vajzës. Këtë histori e solli në studio motra nga babai i Sovjetës, ajo është në kërkim të motrës. Kjo histori dashurie e rrëfyer ishte e paragjykuar për shkak së Sovjeta ishte me ngjyrë. Duke thyer këtë lloj diskriminimi racor në kërkim të Jetës në përmbushje të amanetin që la gjyshi. Motra e Jetës nga babai kërkon të takohet pas afro 28 vitesh nga lindja motrën e saj.

Sovjeta Ibrahimi solli në jetë Jetën, vajzën e saj më 22 prill të vitit 1991. Ajo mbeti vajza nga një lidhje jashtë martesore mes dy sarandiotëve. Vajza në këto kushte transferohet drejt shtëpisë së fëmijës Vlorë. Jeta vijoi ndërsa Sovjeta kaloi vite të vështira.

Ironia e fatit bëri që sot vajza e sarandiotit të jetë në kërkim të morës së saj nga babai, pasi ai u nda nga kjo jetë më një peng në zemer duke lënë një amanet, në kërkim të vajzës nga kjo lidhje jashtë martesore me Sovjetën.

"Më 22 prill të 1991 vjen në jetë motra Sovjeta. Në rradhë të parë ajo të jetë gjallë. Për mua do ishte më mirë. Kam ardhur nga ana ime të kërkoj motrën time . Ka lindur në 22 prill 1991 ka lindur në Sarandë. Kam ardhur të çoj në vend amanetin e babait tim , për t'u njohur me gjakun tim. Ne e mësuam se kishim një motër nga Babai. Ajo ka qenë në shtëpinë e fëmijë në Vlorë dhe më pas është birësuar në 1998-ën është birësuar në Itali. Kam informacionet e mia dhe dyshoj që fëmija është shitur . Në atë vit që është birësuar vajza babai im ka qenë i sëmuarë. Sovjeta është nëna e motrës nga babai. Unë kam ardhur sot e vendosur për të gjetur motrën time.", u shpreh Ilda në kërkim të motrës nga babai.

Recommended