Ora News - Elbasan, qytetarët në protestë, kërkojnë largimin e Edi Ramës

  • 5 years ago
#oranews #elbasan #proteste
Partia Demokratike zhvilloi një tubim protestë në qytetin e Elbasanit, ku qindra qytetarë u bashkuan për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. Protestat në rrethe i paraprijnë, tubimit masiv me 16 shkurt në Tiranë.

Qindra qytetarë të Elbasanit, i janë përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike, duke u mbledhur në një protestë ku kanë kërkuar largimin e Edi Ramës. Protestuesit marshuan përmes parkut dhe bulevardit kryesor të qytetit duke i bërë thirrje qytetarëve të Elbasanit të bashkohen në protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë.

Boçi: Protestë, e cila dërgon zërin e saj në 16 shkurt, ku një pjesë e madhe e qytetarëve të Elbasanit do bashkohen protestuesve të tjerë me synimin për të shkulur Edi Ramën.

Rikthimi i shpresës për të jetuar në Shqipëri, mundësi punësimi, uljen e çmimeve të naftës, dritave, ushqimeve, ndaljen e betonizimit, ishin kërkesa kryesore të protestuesve.

Në përfundim të protestës, qytetarët e Elbasanit bënë thirrje për bashkim për të ndalur atë që e quajtën rrënimin e qytetit nga krimi i organizuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elbasan-qytetaret-ne-proteste-kerkojne-largimin-e-edi-rames
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended