Bllokimi i Juridikut, studentët rifillojnë nesër procesin mësimor te gjimnazi 'Petro Nini Luarasi'

  • 5 years ago
Fakulteti i Drejtësisë do të nisë mësimin ditën e nesërme në ambientet e gjimnazit "Petro Nini Luarasi". Ky vendim vjen pas kërkesës që studentët i kanë bërë ditën e djeshme dekanit të fakultetit Artan Hoxha (SHIKO KËTU). Report Tv mëson se dekanati i Fakultetit të Drejtësisë ka zgjedhur pikërisht gjimnazin "Petro Nini Luarasi" për të rinisur procesin mësimor të ndërprerë që në muajin dhjetor. Mësimi do të zhvillohen gjatë pasdites prej orës 14:00.

Në një komunikim për mediat e pranishme në Fakultet, dekani Artan Hoxha është shprehur se autoritetet e institucionit mësimor ende po presin përgjigjen e ministrisë. ?Nuk e dimë se në cilin gjimnaz do të zhvendosemi, ende po presim një përgjigje nga ministria e Arsimit,?- tha Hoxha.

Sipas studentëve, procesi mësimor ishte bllokuar nga një grup i vogël studentësh të ngujuar brenda në Fakultetin e Drejtësisë. Pas kërkesës së tyre për të vijuar mësimin në mënyrë që të mos humbasin vitin e ri shkollor, dekani Hoxha i çoi një kërkesë ministrisë së Arsimit për t?i mundësuar ambiente për të zhvilluar mësimin.

Disa ditë më parë studentët e Juridikut kishin vendosur me votë unanime që t'i riktheheshin procesit mësimor

Recommended