Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
16 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit janë helmuar. Gratë kanë paraqitur probleme të ndryshme shëndetësore. Ato janë transportuar drejt spitalit me urgjencë. Mjekët thonë se pas ekzaminimeve dhe trajtimeve të para, shumica e tyre ka lënë spitalin.

Mjeket shprehen se punonjëset janë paraqitur me simptoma helmimi.

Policia ka nisur hetimet. Nga veprimet e para rezulton se shkak për helmimin është bërë rrjedhja e gazit nga një tubacion i çarë. Ndërkohë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur pezullimin e aktivitetit të subjektit deri më datë 7 Shkurt 2019 në pritje të përgjigjes së analizave si dhe një gjobë prej 500 000 lekë. Ky është rasti i tretë që përsëritet në Durrës brenda pak muajsh.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended