Akuzat për dhunë ndaj studentëve, Vokshi: Lleshaj nuk vjen se ka marrë urdhër nga Rama

  • 5 years ago
Komisioni i Medias është rikthyer ditën e sotme për të shqyrtuar akuzat për dhunë të ushtruar ndaj studentëve. Ndryshe nga ditën e djeshme, në mbledhjen e sotme e pranishme në Komision ka qënë vetëm opozita.

Kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së Albana Vokshi i bëri thirrje sërish ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt që të paraqitet për një seancë dëgjimore.

?Refuzimi i Lleshajt për të ardhur dhe për t?u pyetur është një akt antikushtetues. Ftesa i është dërguar ministrit dhe do ta presim një përgjigje deri në orët e vona të natës. Ai nuk vjen sepse ka marrë urdhër nga Rama edhe pse kjo është një fyerje e rëndë për Kuvendin."

Më tej, Vokshi ka shtuar se ky është një refuzim i përsëritur nga ministrant e kabinetit Rama, dhe e ka cilësuar si të turpshme bojkotimin e komisionit nga ana e maxhorancës.

Pas Vokshit, fjalën e ka marrë Luçiano Boçi, i cili u shpreh se uronte që ministri të kishte një axhendë vërtet të ngjeshur për të refuzuar komisionet, ku kërkohej prezenca e tij.

Recommended