Ora News - Pas vrasjes së Kaçifas, disa shqiptarë humbën jetën në burgjet e Greqisë

  • 5 years ago
#oranews

Vdekja e shqiptarëve që vuajnë dënimet në burgjet greke është bërë një fenomen shqetësues. Vetëm muajt e fundit, qysh pas vrasjes nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës të ekstremistit Kostandinos Kacifas, disa të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në burgjet e Greqisë. Rasti më I fundit ishte ai i 33 vjeçarit Bandiol Tusha që vdiq në burgun e Koridhalos në Athinë.

Burgjet greke kanë marrë jetën e mjaft shqiptarëve që kanë qenë duke vuajtur dënimet. Më i fundit ishte rasti i 33 vjeçarit Bandiol Tusha, i cili ndërroi jetë në burgun e Koridhalosit, në Greqi.

Koridhalos është një burg i sigurisë së lart në jugperëndim të Athinës, por gjithsesi policia greke foli për vdekje si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike, fakt që mohohet nga Ministria e Drejtësisë.

Në një kohë të shkurtër, në këtë burg në Athinë kanë humbur jetën tre shqiptarë. I pari ishte Gëzim Shekaj nga Vlora. 33-vjeçari mbahej në burg, edhe pse e kishte shlyer dënimin.

Ngjarja ndodhi në spitalin e burgut, më 27 dhjetor. Ndërsa më 14 janar, Albert Bako u ekzekutua në ambientet e burgut me thikë të improvizuar. Bako njihet si njeriu që terrorizoi Pireun në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona, ndërsa mori pjesë në vrasjen e një avokati të njohur grek.

Një ditë pas vrasjes së Bakos, në burgun e Kretës u gjet i varur në paraburgim një tjetër shqiptar e më herët një tjetër humbi jetën në burgun e Triakalasë. Por, rasti që ka bërë më shumë jehonë ndër vite, është ai i Ilia Karelit (Kudret Kume). Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2014 dhe dhuna ndaj tij u dokumentua dhe me video. Gardianët e burgut u hakmorën ndaj shqiptarit, pasi vrau me thikë një prej gardianëve të burgut Nigrita, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën e tij.

Në verën e vitit 2017 i riu nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj gjeti vdekjen nga dhuna policore në Greqi dhe ngjarja vijon të mbetet ende pa autor.

Rastet e shqiptarëve që kanë humbur jetën në burgjet greke janë shtuar më shumë që prej muajit tetor të vitit të kaluar, kur forcat RENEA vranë në Bularat të Gjirokastrës Konstantinos Kaçifas.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pas-vrasjes-se-kacifas-disa-shqiptare-humben-jeten-ne-burgjet-e-greqise

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended