Kujdes nga ilaçet e blera online

  • 5 years ago
Ndonëse nuk janë të lejuar për shitje në Shqipëri, tregtia e ilaçeve në internet vijon. Ato promovohen si medikamente çudibërëse por ?Agjencia e Barnave? dhe farmacitë thonë për Klan Plus se nuk i kanë dëgjuar kurrë produkte të tilla.

Me një vështrim në internet reklamimi i tyre përmes tabelave dhe njoftimeve tregon sesi vijon lirshëm shitja dhe blerja e tyre, ndërsa nuk ka një mekanizëm kontrolli.  Ilaçe që shërojnë prostatën, pajisje që të kthejnë shikimin, shurup dhe xhel që shëron variçet, çajra dhe spraj që të dobësojnë brenda dy javësh, janë ndër produktet që mashtrojnë ndjekësit të cilët i porosisin me shpresën se do të shpëtojnë një herë e mirë nga problemet shëndetësore.

Komunikuam në rrjetet sociale me disa prej qytetarëve që i kanë provuar, të cilët tregojnë pasojat nga përdorimi i tyre.

?Para 12 vitesh përdora një çaj kinez. Një idiotësi e gjysmë, po si gjithë femrat që bëjnë të pamundurën për të ruajtur format, u bashkova dhe unë. Një kolege ma rekomandoi, mbaj mend që kam paguar diku tek 12 mijë lekë të vjetra. Di të them që një muaj që e përdora vërtet nuk më shkonte mendja për ushqim se ndihesha e fryre. Kam përjetuar një tmerr të vërtetë me gjumin. Di të them që nuk mbyllja sytë asnjë moment. Pastaj efektet anësore në aparatin tretës ma shkatërruan stomakun.?

Por nuk mungojnë edhe rastet që kanë përfunduar tragjikisht, siç tregon Elizabeta për humbjen e mikes ë saj pas përdorimit të ilaçeve të dobësimit.

Në uebsajtet ku promovohen këto produkte nuk ka asnjë informacion se cilat janë kompanitë që i shesin këto artikuj apo çfarë garancie kanë në rastin e efekteve anësore. Në dukje, ato prezantohen si faqe institucionesh, qendrash mjekësore, apo portale mjekësore. Por brenda tyre nuk ka asnjë informacion tjetër dhe ato përmbajnë vetëm promocion dhe axhendën se si mund të porositësh ilaçin apo produktin farmaceutik.

Klan Plus, ka verifikuar dhjetëra faqe të tilla, të cilat kanë një mënyrë të përbashkët promocioni me qëllimin e vetëm: mashtrimin e pacientëve përmes specialistëve të rremë që ofrojnë këshilla. Përmes një kërkimi të thjeshtë në Google, emrat e mjekëve të cilat japin këshilla,  rezultojnë emra këngëtarësh apo personash që nuk kanë aspak lidhje me mjekësinë.

Konkretisht për produktin e prostatës këshillat jepen nga një mjek me emrin John Donn, i cili në internet rezulton të jetë një këngëtar. Ndërsa Peter Miller një autor librash dhe grafikash. Ndërkohë që në faqet e ilaçeve prezantohet ekspert i urologjisë. Nëse do të kishte vërtet titujt e prezantuar të paktën do të rezultonte diku si pjesë e botës mjekësore, apo pjese e shoqatës së urologjisë siç pretendohet. Ndërsa në faqet e ilaçeve të dobësimit, janë mjaftuar vetëm me referimin si mjekë diete, pa dhënë një emër, por duke përdorur fotografinë e një personi. Njësoj si ekspertët, po aq fals rezultojnë edhe njerëzit që komentojnë se i kanë provuar efektet çudibërës të këtyre produkteve. Profilet e tyre në rrjetet sociale nuk ekzistojnë, por janë disa emra fikti...

Recommended