Nuk ka të ndalur blerja e makinave luksoze me paratë e popullit

  • 5 years ago
Trendi i blerjes së makinave të shtrenjta me para të popullit nuk ndalet. Komuna e vogël e Vasilevës në lizing bleu Skoda Octavia për 23 mijë euro. Nënshkrim në marrëveshjen me Porshe Lizing Shkup, ka vendosur kryetari i komunës, Marjan Janev, i cili para një viti ankohej se komuna është në borxhe të mëdha dhe përfshi edhe vitin 2017 ka borxh prej 100 milionë denarëve. Sipas marrëveshjes së publikuar në Byronë për Prokurime Publike, komuna e vogël ka paguar 20% të shumës si pjesëmarrje ose 255 mijë denarë, ndërsa automjetin do ta paguajë në 60 muajt e ardhshëm. Këtë vit automjet të ri Xhip bleu edhe Ndërmarrja Publike për furnizim me ujë "Studençica " nga Kërçova. Kompania Ladrus Shkup, bleu automjet për 11 mijë euro. Ky është automjeti i dytë i këtij lloji. Në maj të vitit të kaluar, ky institucion bleu një automobil xhip për 32.000 euro nga kompania Deluks-Auto nga Kumanova. Edhe komuna e Sarajit nuk qëndron duarkryq në këtë drejtim. Ndërkohë me nënshkrimin e kryetarit Blerim Bexheti, janë blerë katër automobila për 84 mijë euro nga kompania ?Centrum Kompani? nga Tetova. Sipas specifikimit teknik të kontratës së nënshkruar, automobili më i shtrenjtë i blerë kushton 42 mijë euro ndërsa tre automobilat tjerë janë blerë me shumë identike prej 42 mijë euro.

Recommended