Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në kuadër të 100 ditëve aktivizim social për të mbjellë sa më shumë pemë, ministri Klosi së bashku me nxënësit e shkollave të Dukatit ishin në Llogara ku mbollën 1500 fidanë, për të rikuperuar një zonë që u dogj 2 vite më parë. Klosi theksoi se mbjellja e mijëra pemëve do të ndalojë erozionin dhe do të sjellë gjelbërimin e parqeve në të gjithë vendin.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ishte në Llogara, ku së bashku me dhjetëra nxënës të shkollave të Dukatit mbollën rreth 1500 fidanë në kuadër të Ditës së Shërbimit Pyjor dhe në vijim të fushatës ?Krijo oksigjenin tënd?.

Blendi Klosi: ?Kemi zgjedhur këtë zonë të veçantë të Llogarasë ku së bashku me nxënësit e shkollave të Dukatit po mbjellim 1500 fidanë, për të rikuperuar një zonë që u dogj 2 vite më parë. Dhe sivjet në kulmin e zonave turistike ne po mbjellim disa mijëra pemë, që do të ndihmojnë jo vetëm për të ndaluar erozionin, por edhe për të krijuar në parkun e Llogarasë një zonë të gjelbër?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krijo-oksigjenin-tend-1500-fidane-ne-zonen-e-djegur-2-vite-me-pare-ne-llogara

Category

📺
TV
Comments

Recommended