Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 1/26/2019
Një ditë pasi qeveria paditi në gjykatë Urdhrin e Stomatologut për çështjen e tarifave dentare ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cilësoi në shkelje të ligjit vendimin dhe garantoi qytetarëve se nuk do të ketë rritje të çmimeve.

 ?Garantojmë qytetarët që s'do të ketë rritje të çmimit dysheme sepse nuk është në kompetencën e këtij urdhri përcaktimi dhe vendosja e këtyre tarifave të gjitha instancat shtetërore janë në terren për të mos lejuar zbatimin e një vendimi që sipas Ministrisë së Shëndetësisë tejkalon kompetencat e Urdhrit të Stomatologut.?

Teksa inspektoi Qendrën Shëndetësore numër 8 për fluksin nga virozat e stinës, Manastirliu, tha se qytetarët nuk kanë pse t?i drejtohen Spitalit Universitar për këto shërbime që përballohen fare mirë nga qendrat e urgjencës.

Category

📺
TV

Recommended