Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Reshjet e dëborës u rikthyen me stuhi ere e temperatura të ulta në veri e verilindje të vendit. Zona malore në Shkodër, Dibër e Korçë kanë vështirësi në qarkullim, ndërsa në disa rrugë lëvizet vetem me zinxhirë. Në Peshkopi qytetarët ankohen edhe për furnizimin me ujë.

Shala, Shoshi dhe Pulit në Shkodër mbeten të bllokuara nga dëbora.

Banorët dërguan video në Ora News për të treguar vështirësitë që hasin në qarkullim.

Në Dibër reshjet e dëborës u rikthyen me stuhi ere dhe temperatura që shkuan deri në ?10 gradë.

Pamje në videon e kronikës tregojnë situatën në Qafë Bualli.

Zonat e thella të Lurës, Kalasë së Dodës, Sllovës e Trebishtit kanë vështirësi në qarkullim dhe problematika me furnizimin me energji.

Në qytetin e Peshkopisë përveç problemeve të shfaqura nga dëbora e rënë dy javë më parë, qytetarët vuajnë furnizimin me ujë të pijshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ngrin-bulqiza

Category

📺
TV
Comments

Recommended