'Ju flet Moska': SHELL në Zagori (Vorio-Epir) nga Athina, jo Tirana?

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #jufletmoska

Në Shqipëri ka nisur një protestë tjetër, kësaj herë kundër një kompanie të njohur për kërkimin dhe furnizimin me naftë që vepron në gjithë botën. Është fjala për kompaninë SHELL.

Shkak u bë shfaqja e punonjësve të SHELL në Zagori për të bërë disa kërkime dhe kjo solli dhe protesta nga banorë dhe ata që e kanë quajtur veten ambientalistë.

SHELL dhe kompani të tjera të huaja kanë bërë kërkime në Shqipëri. SHELL është kompania që ka investuar më shumë në Shqipëri.

Fakti që SHELL ka 7 vjet që ka ardhur në Shqipëri, tregon që kjo kompani rivalizon për të qenë më e madhja në botë, këtu e kam fjalën për botën perëndimore.

Fakti që SHELL ka ardhur në Shqipëri tregon se ka diçka të vërtetë tek ajo legjenda që Shqipëria është si një anije që lundron mbi naftë. Poshtë Shqipërisë ka një det me naftë.

Ky do të ishte një lajm i mirë, kur jemi pranë përfundimit epokës së naftës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-shell-ne-zagori-vorio-epir-nga-athina-jo-tirana

Recommended