Janë 47 milionë fletë në arkivat e kadastrës së Shqipërisë që rrezikojnë të zhduken, duke humbur edhe historikun e pasurive të patundshme të mijëra pronarëve. Kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Valdrin Pjetri, tha se këtë problem e ka konstatuar që në fillim me marrjen e detyrës dhe premtoi se në shkurt do të fillojë dixhitalizimi i arkivës. Kjo jo vetëm që do të shpëtojë dosjet e pronave, por do të përshpejtojë edhe punës e stafit të hipotekës.
Kryeregjistruesi tha se janë ende 10 mijë leje legalizimi në kryeqytet që ende nuk kanë marrë certifikatën e pronësisë. Ai tha se afati që i është vënë zyrës së Tiranës për të regjistruar të gjitha lejet është korriku i këtij viti.
Me krijimin e agjencisë së re, e cila do të nisë punën pas hyrjes në fuqi të ligjit për kadastrën, aplikimi për çdo çështje që ka të bëjë me trajtimin e pronës, qoftë legalizim apo regjistrim do të bëhet vetëm në një sportel.
Tv Klan
Comments