PD nis pergatitjet per protesten e 16 Shkurtit

  • 5 years ago
Partia Demokratike nis përgatitjet për protestën e 16 Shkurtit. Pas një mbledhjeje të grupit parlamentar që zgjati rreth një orë, nënkryetari i demokratëve Edi Paloka ftoi të gjithë shqiptarët të reagojnë kundër keqqeverisjes.

?Pra kushdo që ka një hall, çdo qytetar duhet të ngrihet dhe të protestojë ndaj Edi Ramës, sepse në të kundërt ky do të vazhdojë të tallet. Nëse nuk ngrihemi ai do të vazhdojë të tallet dhe ne do të bëhemi keq e më keq.?

I pyetur për qëndrimin e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca që kërkon opozitën të qëndrojë brenda institucioneve, Paloka i kujton deklaratat për luftën ndaj krimit dhe çeljen e negociatave.

?Ambasadori i BE deklaroi dy javë më parë se në Shqipëri lufta kundër krimit ka mbaruar. Por më mirë se shqiptarët nuk e di askush hallin tonë. Me Edi Ramën kryeministër nuk do të hapen negociatat, prandaj ne ftojmë qytetarët që të bashkohen me ne dhe të rrëzojmë të keqen.?

Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Tv Klan

Recommended