U shkarkua për pasurinë, Lazaj para KPA-së: Komisionerja nuk më la të flas
  • 5 years ago
TIRANË- Gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Ai u shkarkua më 18 korrik nga KPK pasi nuk justifikonte pasurinë. (SHIKO KËTU)

Në seancës e sotme dëgjimore u debatua shkelja e rëndë procedurale e pretenduar nga gjyqtari për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi. Gjyqtari ishte i pranishëm në sallë i përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Trupa gjykuese që shqytoi çështjen e tij përbëhet nga: Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, e Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë të trupës gjykuese.

"Një nga komisionerët në shkallën e parë jepte përgjigje pa bërë ende pyetjen, gjithashtu ka pasur ndërhyrje arbitrare nga ana e komisioneres. Për ne ka shumë vlerë standardi i gjykimit, procesi. Nuk i ka prazantuar subjekti hetimin e dy kritereve të tjera të rivlersimit. Jam dakort që subjekti mund të rivlersonte me një kriter por është e drejta e tij të zbardhet edhe hetimi i dy kritereve të tjera,"- u shpreh avokati i tij.

Në fjalën e tij, gjyqtari Lazaj ka akuzuar komisioneren Brunilda Bekteshi se ka shkelur rendin procedurial.

"Shkelja e rendit proceduarial nga komisionerja e KPK Brunilda Bekteshi. Konflikti im s'ka ardhur si pasojë e konfliktit të interesave por si pasojë e disa sjelljeve na la një përshtypje të paragjykimit të vendimit. Kam kërkuar të marrë fjalën por nuk më është dhënë e drejta e fjalës. Kryesuesja është prononcuar për rezultatin e kësaj kërkëse aq më tepër që foli pa u konsultuar me antarët e tjerë të trupit gjykues, por foli vetëm në emër të saj,"-tha Lazaj.

Më tej Lazaj shtoi se: Në arsyetimin e vendimit për përjashimin e Bekteshit nga trupa gjykuese, nuk përmendet asnjë nen i rregullores për Komsionin e Pavarur të Kualifikimit. Kërkesa jonë nuk u mor parasysh edhe pse ligji e parashikon që kur kërkohet përjashtim i trupës gjykuese duhej të gjykohet me patjetër nga një tjetër treshe komisionerësh.
Recommended