“S’kemi në plan të hyjmë në sherrnajë me presidentin”, Spiropali: Kjo është e vjetër dhe e tejkaluar

  • 5 years ago
Ministrja e re e Shtetit, Elisa Spiropali, në studion e ?5 pyetjet nga Babaramo? në Report Tv është shprehur se nuk ka një ngërç qeveri-presidencë, pasi sipas Spiropalit, Shqipëria është një republikë Parlamentare. ?Bushati nuk kishte lidhje me dëshirën e tij, ishte keqkuptim me presidentin. Jemi republikë Parlamentare, i takon kryeministrit të zgjedhë ministrat e jo presidentit. Sot, kryeministri u emërua edhe ministër i Jashtëm. Ne e respektojmë presidentin, por kjo është e vjetër dhe e tejkaluar. S?kemi në plan të hyjmë në sherrnajë me presidentin e Republikës.?-u shpreh Spiropali.

Recommended