Gjirokastër/ Operatorët e linjave ndërqytetase në protestë, shkak licencimi të një firme nga Vlora

  • 5 years ago
Katër operatorë të linjës Gjirokastër-Dropull që e mbajnë gjallë këtë linjë prej dy dekadash, janë gjetur përballë një suprize aspak të këndshme.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë licensë aktiviteti një firmë nga Vora për të kryer këtë transport udhëtarësh. Operatorët shprehen se askush nuk i ka kërkuar të bëhen pjesë e një tenderi apo procedure licensimi.

Një ditë më parë ata janë konfliktuar me thika dhe sipas tyre ky konflikt do të përfundojë me gjak, pasi me këtë punë ushqejnë fëmijët. Sipas operatorëve të linjës së autobusëve, tenderi është fituar nga nipi i deputetit socialist Bashkim Fino.

Këta operatorë disponojnë një licencë aktiviteti i të cilëve përfundon në vitin 2027 dhe krejt papritur kjo licensë ju është kthyer në një letër e pavlerë.