‘Fondi i komunitetit'/ Rikonstruktohet pallati në njësinë nr. 4 në kryeqytet

  • 5 years ago
Nisma e suksesshme e Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikontruksionin e pallateve me ?Fondin e Komuniteteve?, do të vijojë edhe gjatë 2019-s. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 4, ku inspektoi restaurimin e fasadës së pallatit në Rr. ?Myslym Alla?.

Mezi pres që këtë frymë ta vazhdojmë edhe gjatë 2019-ës. Ne kemi miratuar sërish një fond për pallatet. Edhe për ata që kanë qenë ndoshta dyshues. Pallatet e tjera shohin një pallat që ka dalë në dritë dhe inkurajohen edhe ata. Më vjen mirë që pjesa më e madhe e komunitetit që kanë bashkëpunuar nuk janë bosa dhe pasanikë, janë edhe pensionistë, edhe nga komuniteti rom, egjiptian, edhe njerëz me mundësi të vogla ekonomike. Por, ku ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëdalje.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës
Falë projektit të Bashkisë, 45 familjet e këtij pallati të ndërtuar para viteve ?90 dhe ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh, do të kenë kushte më të mira jetese.

Erdha ta shoh vetë se si edhe një lagje, edhe një komunitet, një bllok pallatesh që nuk e ka shtëpinë në qendër të Tiranës, arrin të organizohet dhe të transformojë realitetin e tij. Estetika, e bukura i ndryshon gjërat, e hijshmja, e pastra, e transformon një qytet, ndaj dua të falenderoj shumë administratorin që ka bërë të gjithë banorët bashkë. Unë i dëgjoj njerëzit kur thonë: ?Është kollaj të bëhet në Bllok, se aty njerëzit kanë më shumë para?. Jo, kjo mund të ndodhë kudo. Mjafton pak bashkëpunim. Kam parë jo vetëm cilësinë e punimeve, por kam parë faktin se këtu është rritur edhe cilësia e bashkëjetesës në komunitet.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Recommended