Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Trajneri i Laçit, Besnik Prenga ka pohuar se situata në kampin e kurbinasve është optimale, ndërsa thekson se grupi do të jetë më i fortë në pjesën e dytë të sezonit. Sa i përket merkatos, tekniku mirditor zbuloi se te Laçi dëshiron të shikojë Messin, por e di se nuk e merr dot.

"Jam i kënaqur që prej ditës së parë dhe deri më sot. E vetmja gjë që më mbetet pishman janë dy dëmtimet e pësuara gjatë kësaj kohe. Të gjithë djemtë e rinj këtu po presin me padurim fillimin e kampionatit dhe të bëjnë mirë.Besoj se kundër të gjitha ekipeve do të jemi konkurues. E kemi të domosdoshme që të ndërhyjmë. Gjithmonë them se nuk duhet të vijnë futbollist për numër. Ato blerje duhet të na bëjnë jo vetëm konkurues por edhe të shtojnë cilësitë. Dëshirat janë të marr Messin, por nuk e marrim dot. Duhet të marrim lojtar cilësor."-tha Prenga.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/besnik-prenga-e-tepron-dua-firmen-me-leo-messin

Category

📺
TV

Recommended