Ora News - Viti i Ri nis me grabitje

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Fillimi i Vitit të Ri ka nisur me një sërë grabitjesh në kryeqytet dhe jo vetëm. Në 3 javë në Tiranë janë kryer 2 tentativa grabitjesh të bankomateve dhe grabitjen e një argjendarie në një qendër tregtare.

Rasti më i fundit ishte në orët e para të mëngjesit, ku persona ende të paidentifikuar kanë shkatërruar me forcë një bankomat, duke tentuar të marrin paratë brenda.

Sipas policisë, autorët nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen, pasi në arkën e bankës së nivelit të dytë nuk kishte asnjë qindarkë.

Policia po punon për të identifikuar autorët e kësaj tentative. Dyshohet se personi, apo grupi që ka tentuar të kryejë grabitjen të jetë i njëjtë me personat që kanë tentuar të grabisin rreth një javë me parë bankomatin në Kamzë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur identitetin e autorëve dhe dokumentimin e ngjarjes.

Ndërkohë një grabitje tjetër është regjistruar në datën 2 janar në një qendër tregtare në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë marrë bizhuteri dhe gurë të çmuar. Për këtë rast nuk ka pasur as njoftim nga policia e Tiranës, ndërsa mësohet se janë proceduar për shpërdorim detyre punonjësit e sigurisë së argjendarisë.

Një tjetër grabitje është regjistruar në ditët e para të janarit në Urën Vajgurore, ku një bankomat është hedhur në erë dhe më pas është grabitur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/viti-i-ri-nis-me-grabitje

Recommended