Ora News – Mungesë librash në FHF, pedagogia: Nuk financon shteti

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë vuan nga mungesa e librave. Kjo përkthehet në kosto të konsiderueshme për xhepat e studentëve të cilët detyrohen të blejnë botimet që i kanë të detyrueshme në programet studimore.

Pedagogia Lili Sula thotë se është absurde që shteti nuk financon në pasurimin e këtij fakulteti me tituj të rinj.

Lili Sula: Biblioteka e Fakultetit tonë pasurohet shumë rrallë. Është një nga fakultetet që ka shumë nevojë. Këto lloj pasurimesh bëhen në mënyrë të centralizuar, nuk janë bërë sipas kërkesave që kanë cuar pedagogët dhe departamentet përkatëse të fakultetit. Është komode për të lexuar, për të studiuar, por është e varfër në tituj dhe kopje.

Pasurimi i bibliotekes bëhet një herë në 5 vite, por pa kontributin e shtetit pasi dhe këto tituj kryesisht vijne si dhuratë nga akademikë ose nga donacionet e huaja.

?Kemi mangësi të theksuara përsa i përket botimeve të reja.?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mungese-librash-ne-fhf-pedagogia-nuk-financon-shteti

Recommended