Ora News – Ndryshime në polici, diskutohet rikthimi në detyrë për 5 shefa komisariatesh
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Të paktën 5 drejtorë të policisë së shtetit pritet të ndryshohen. Ilia Nasi dhe Edmond Rizaj janë dy nga ish- drejtuesit që pritet të rikthehen në detyrë.

Pas ndryshimeve të fundit në Policinë e Shtetit, lëvizje të tjera pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim duke prekur Drejtoritë e disa qarqeve dhe komisariatet.

Nga burime jo zyrtare ende, bëhet e ditur se pas emërimit të Tonin Vocajt në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale dhe transferimit të Eduard Merkajt si Drejtor i Departamentit të Kufirit, Muhamet Rrumbullaku, pritet të marrë drejtimin e SHÇBA.

Lëvizjet do të vazhdojnë në komisariate, ku pritet të emërohen drejtues të rinj.
Burimet kanë bërë të ditur se Ilia Nasi është një emër i përfolur për të marrë detyrën e Drejtorit të Policisë në Durrës.

Ai ka mbajtur detyrën e kreut të rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në vitin 2014, në kohën kur është zhvilluar tenderi për uniformat e policisë.
Po ashtu mësohet se emri i Edmond Rizajt diskutohet për tu vendosur në komisariatin e Fierit.

Më herët ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, duket vijuar më tej dhe punën në Akademinë e Policisë.
Një tjetër emër i diskutuar është dhe Arjan Muça, i cili pritet të rikthehet në Elbasan.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndryshime-ne-polici-diskutohet-rikthimi-ne-detyre-5-shefa-komisariatesh
Recommended