A do dekretohet Rama Ministër i Jashtëm? Meta:Do përgjigjem me qetësi por pa dashuri

  • 5 years ago
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi këtë të martë për gazetarët se në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për ta dekretuar në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, se përgjigja e tij do të vijë në format të qartë, të menduar dhe në brenda afateve kushtetuese.

Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.

Ilir Meta, President i Republikës
Presidenti Ilir Meta komentoi për herë të parë propozimin e kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e djeshme. Dërgimi i emrit të tij për ministër, erdhi pas ngërçit të krijuar mes presidencës dhe qeverisë për Gent Cakajn. I ftuar në një emision televiziv, Meta tha se ka mbërritur në Presidencë propozimi me emrin e Ramës si ministër, mirëpo ai shtoi se do t'i duhet kohë e mjaftueshme për t'u shprehur me dekret. (Lexo këtu)

Kryeministri Edi Rama zyrtarisht ka marrë postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme pas refuzimit që Presidenti Ilir Meta i bëri emrit të Gent Cakajt. Vendimi u komunikua në mbledhjen e sotme të kryesisë socialiste. (Lexo këtu). Pa humbur kohë, kryeministri dërgoi në presidencë dekretin me kërkesën për emërimin e vetes edhe në postin e ministrit të Jashtëm.

Category

📺
TV

Recommended