Ekskluzive/ Liga Profesioniste në sytë e Idrizit: Të gjitha hipokrizi, jemi klube qesharake

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi është shprehur se e ka përkrahur deri në fund krijimin e Ligës Profesioniste në futbollin shqiptar. Megjithatë, në një intervistë ekskluzive për "Ora News", Idrizi u shpreh mjaft pesimist për zbatimin e detyrave të saj.

Sinan Idrizi: Si iniciativë e kam përkrahur dhe e përkrah deri në fund. Pra na duhet një Ligë Profesioniste për njerëz profesionist. Kjo është ana teorike e çështjes. Ana praktike është se cilët janë ata që do e krijojnë Ligën Profesioniste. Pra nëse do të bëjmë skanerin e aktorëve që duan të krijojnë Ligën Profesioniste, do të shikojmë një tablo që nuk ka lidhje në terminologjinë, Ligë Profesioniste. Pse? Poseduesit e aseteve dhe aksioneve kryesore të kësaj, të ashtëquajtur Ligë Profesioniste duhet të jenë ente publike shqiptare. Pra e përsëris për Bashkitë që menaxhojnë dhe janë aksionere kryesore të të gjitha këtyre shoqërive që ne sot menaxhojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-liga-profesioniste-ne-syte-e-idrizit-te-gjitha-hipokrizi-jemi-klube-qesharake