Forca Ajrore përmes ekuipazhit të helikopterit Cougar evakuoi këtë të diel 15 persona në fshatrat Thesh e Shalë. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, mes tyre ishin dy persona të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka.
15 personat, përfshirë edhe disa mësues po dërgohen në Shkodër. Një helikopter Cougar i Forcës Ajore është nisur drejt Thethit dhe Shalës për evakuimin e 8 mësuesve të bllokuar në atë zonë, pas kërkesës së prefektit të Shkodrës.
Me gjithë përpjekjet, ndërhyrja nga toka ishte e pamundur.