Të sëmurat nga Malësia e Madhe dhe Peshkopia transportohen me helikopter në spital

  • 5 years ago
Një helikopter Cougar i Forcës Ajrore me në bord personel mjekësor të Spitalit Ushtarak, ka transportuar një 58-vjeçare të sëmurë nga fshati Zagore i Malësisë së Madhe për në spitalin e Shkodrës. Behije Vucaj kishte një emergjencë shëndetësore dhe në pamundësi për t?u transportuar me makinë për shkak të dëborës, është dashur transportimi përmes ajrit. Helikopteri është ulur në stadiumin ?Loro Boriçi? dhe nga aty drejt spitalit 58-vjeçarja është dërguar me ambulancë. Pas dhënies së ndihmës së parë, burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se 58-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë një 25-vjeçare nga Peshkopia, e bërë nënë ditën e djeshme, po transportohet aktualisht për në Tiranë. Ajo u bë operacion në spitalin e Peshkopisë ditën e djeshme, por gjendja e saj është përkeqsuar dhe për këtë arsye është nisur me helikopter drejt Tiranës.