Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Bllokimin e Universiteteve dhe moslejimin e zhvillimit të procesit mësimor, Kryeministri Rama e ka konsideruar të papranueshëm. Teksa prezantoi platformën e punësimit të studentëve të ekselencës, kreu i qeverisë u shpreh se askush nuk ka të drejtë të privojë ata që duan të bëjnë mësim.

"Unë jam një person që dua të bëj mësim dhe pedagogu duhet të vijë, dhe askush s'mund të ma pengojë rrugën nga shkolla te banka, dhe kjo çeta qe i ka vënë vetes emrin studentë,bllokojnë mësimin".

Kreu i qeverisë u shpreh edhe njëherë i prerë për mosreduktim të tarifave të Masterit, veçse në rastet e ekselencës.

"Për Masterin nuk bëhet, ne kemi bërë një përjashtim, do përgjysmojmë tarifën për ata që janë me 9 dhe 10 dhe ata me ndihmë ekonomike, por kaq. Kush është në Master, është investimi yt, do ta bësh bëje, është praktikë lidhur me punën". 

Sa i takon platformës së punësimit, Rama tha se qeverisë i është dashur të tejkalojë ligjin e shërbimit civil, për t'ju dhënë mundësi të rinjve me mesatare mbi 9 të punësohen ne administratë menjëherë pas përfundimit të studimeve.

"Protesta e studentëve ka një potencial shumë të madh për të bërë së bashku një transformim rrënjësoor dhe për ta cuar në një fazë të dytë reformën e arsimit të lartë. Pse ky program nuk mund të bëhej dot pa ju dhe pa protestën? Sepse ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi në shërbimin civil bazuar në këtë ligj janë shprehje e një pune të bërë në një kohë të gjatë dhe monitorohen nga Komisioni Europian. Protesta dhe gjithë kjo shfaqje shembullore e disa shqetësimeve të thella dhe një nevoje të madhe për të hapur dyert e administratës na dha mundësinë që dhe me partnerët europianë të ulemi t'ju themi që ne në këtë moment e kemi të domosdoshme që ta kapërcejmë ligjin. Dhe me një vendim të posaçëm qeverie t'i hapim rrugë atyre që janë më të mirët të kontribuojnë në administratën tonë".

Duke u ndalur tek portali i hyrjes në Universitet, Rama mori si shembull djalin e tij.

"Djali im prej vërteti nuk e fitoi vitin e parë dhe hyri të dytin se nuk kishte mik, i thashë shko puno nuk hyj mik për ty".

Programi i aplikimi do të jetë aktiv menjëherë. Studentët që kanë mbaruar me mesatare mbi 9, kanë mundësi të aplikojnë për 800 vende pune. Prioritet për të zgjedhur do t'i jepet më të mirit duke nisur nga ata që kanë studiuar jashtë, më pas ata që kanë ndjekur Universitetet publike dhe në fund ata që vijnë nga sistemi privat.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended