Afati i skaduar i vaksinave ? lëshim teknik i punonjësve shëndetësor?. Kështu ministria e Shëndetësisë arsyetoi skandalin e publikuar nëpër rrjetet sociale ku një prind kishte fotografuar vaksinën kundër fruthit me afat të skaduar në njërën nga pikat e vaksinimit. Dikasteri i Shëndetësisë tha se kontrolli i jashtëzakonshëm inspektorial nëpër disa qendra vaksinale ka treguar se të gjitha vaksinat janë me afat të vlefshëm, ndërsa shtoi se ngjitëset e afatit si dhe deklaratat nëpër paketimet e vaksinave janë ngjitur gabimisht nga furnizimi paraprak i vaksinave.