Ora News - Paralajmërimi për Ramën: Sot do të shohë fytyrën e vërtetë të studentëve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

#oranews #protestaestudenteve

Studentët mbeten të vendosur për bojkot 100% të auditoreve ditën e sotme.

Teksa ka nisur grumbullimi i tyre, studentët tek Politekniku në një prononcim për gazetaren e Ora News, Nertila Dosti, u shprehën se veç Tiranës do të ketë protestë dhe në rrethe.

Studenti: Kemi dalë unanimisht për 100% bojkot. Studentët janë futur në shkollë pasi nuk ka ardhur akoma ora që të nisemi drejt Kryeministrisë.Ata pak studentë që janë për zhvillimin e mësimit janë thjesht të dizinformuar ose të painformuar. Marshimi do të nisë në 10 deri në 10:30. Protesta do të jetë para Kryeministrisë. Nga rrethet presim Elbasanin dhe Durrësin që janë më afër. Në Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë do protestojnë në qytetet e tyre se janë më larg dhe nuk kanë mundësi të vinë.

Lidhur me Paktin për Universitetin të qeverisë, ata e cilësojnë fasadë. Teksa lëshuan dhe një paralajmërim për Ramën.

Studenti: Kjo është thirrja e fundit nga studentët. Sot do të shohë fytyrën tonë të vërtetë sepse deri tani është tallur me ne. Boll me tentativat me freshista, pedagogë dhe rektorë të shitur. Ne nuk na blen dot.Kemi pasur presione. Që në mëngjes ka ardhur poolicia duke mos na lejuar të thirrim studentët për bojkot. Studentëve u janë bërë presion dhe nga dekanët dhe anëtarët e partive që janë futur në Universitete, kryesisht FRESSH. Por nuk do t'ia arrijë dot, kauza jonë mund të jetë politike, por nuk është partiake.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/paralajmerimi-ramen-sot-do-te-shohe-fytyren-e-vertete-te-studenteve

Recommended